Bota

Kurthi i dashurisë 'Bhagwa'

k.m.
Kurthi i dashurisë 'Bhagwa'
Foto ilustruese

INDI- Një teori e re që disa grupe hindu e quajnë "Xhihadi i Dashurisë" - e cila pretendon se shumë burra muslimanë po marrin pjesë në një komplot për të joshur gratë hindu dhe për t'i konvertuar ato - ka qarkulluar në Indi për vite me radhë, pavarësisht mungesës së provave. Tani një teori e kundërt - që burrat hindu po përpiqen qëllimisht të joshin gratë muslimane - po bëhet virale në internet. Quhet "Kurthi i dashurisë Bhagwa", dhe përsëri, provat për pretendimet janë të pakta. Por kjo nuk e ka ndaluar që të përhapet në botë.

"Ishte jashtëzakonisht e neveritshme. Nuk u besoja syve,"- thotë Maryam, një grua muslimane nga India veriore, duke kujtuar një varg mesazhesh abuzive që merrte në internet.

Maryam - s'është emri i saj i vërtetë - ishte objektivi i një sulmi doxxing, pasi të dhënat e saj personale u zbuluan në internet. Fotografitë e saj duke qëndruar pranë burrave hindu u kopjuan nga llogaritë publike të mediave sociale dhe u përdorën për të pretenduar se ajo ishte e përfshirë në marrëdhënie ndërfetare - një tabu e madhe për ata që e sulmojnë atë në internet.

Pretendimet ishin të pavërteta.

Burrat në foto ishin miq, jo partnerë romantikë, por kjo nuk i pengoi akuzuesit e saj të bënin akuza të rreme.

"Ata thanë se flija me burra hindu. Ata abuzonin me prindërit e mi dhe vinin në dyshim edukimin tim", thotë ajo.

Marrëdhëniet ndërfetare janë ende një tabu e madhe midis familjeve konservatore indiane. Bazuar në identitetet e disa prej llogarive që e mashtruan atë, Maryam beson se burrat myslimanë qëndronin pas pretendimeve që ajo kishte rënë viktimë e "Kurthit të Dashurisë Bhagwa".

Kurthi i dashurisë 'Bhagwa'

"Bhagwa" do të thotë shafran, një ngjyrë që ka filluar të lidhet me Hindutva. Hindutva është një ideologji e cila - për kritikët e saj - promovon një lloj nacionalizmi hindu të ekstremit të djathtë. Në këtë kontekst, "Bhagwa" po përdoret si sinonim i Hindutva.

Teoria e "Kurthit të Dashurisë Bhagwa" pretendon se burrat që besojnë në Hindutva dhe se po përpiqen të joshin gratë muslimane në komunitetet e tyre. Ideja po nxitet kryesisht nga burrat myslimanë, shumë prej të cilëve kanë frikë se praktika po ndodh vërtet.

BBC foli me pronarët e llogarive që mbrojnë këtë teori dhe shqyrtoi shembujt e ofruar prej tyre. Ne nuk gjetëm asnjë provë që sugjeronte se një komplot ekzistonte realisht në terren. Por narrativa ka vazhduar të përhapet në mediat sociale - fraza është përdorur më shumë se 200,000 herë që nga marsi i këtij viti.

Në maj, një video e filmuar në Madhya Pradesh u postua në internet. Ajo tregon dy studentë të mjekësisë, një grua muslimane dhe një burrë hindu, duke u kthyer në universitetin e tyre me një skuter. Një turmë burrash në dukje myslimanë i ka rrethuan ata dhe në video gruaja qortohet teksa i thonë se i ka sjellë turp fesë së saj.

"Askush nuk do t'ju lejojë të ndryshoni Islamin,"-bërtet njëri prej tyre, ndërsa të tjerët sulmojnë burrin hindu.

Kurthi i dashurisë 'Bhagwa'

BBC ka parë video të më shumë se 15 konfrontimeve nga e gjithë India që ndjekin një model të ngjashëm. Videot që pretendojnë se teoria është reale,  janë parë më shumë se 10 milionë herë në YouTube, Instagram dhe X, të shoqëruara me hashtag #BhagwaLoveTrap.

Teoria është një përmbysje e një ideje më të vjetër dhe më të njohur: "dashuria e xhihadit". Ai parashtron narrativën e kundërt, duke pretenduar se burrat myslimanë po përpiqen të joshin gratë hindu dhe është shtyrë në internet nga nacionalistët hindu për shumë vite. Ashtu si teoria e "Kurthit të Dashurisë Bhagwa", këto pretendime janë përhapur në mungesë të provave.

Martesat ndërfetare janë ende të rralla në Indi, me shumicën e njerëzve që zgjedhin martesat me mblesëri. Hetimet e pavarura nga dy organizata indiane të lajmeve nuk ishin në gjendje të gjenin prova për të mbështetur teorinë. Pavarësisht kësaj, i ashtuquajturi "xhihadi i dashurisë" është bërë një element i fortë në diskursin politik të Indisë. Është diskutuar publikisht nga politikanët nga partia e kryeministrit Narendra Modi, dhe disa nga anëtarët e partisë "BJP" që pajtohen me ideologjinë Hindutva.

Kurthi i dashurisë 'Bhagwa'

Yogi Adityanath, një anëtar i partisë në pushtet BJP të Indisë duke folur në një tubim politik në 2007 tha se: Nëse muslimanët marrin për grua një vajzë hindu, ne duhet të marrim njëqind vajza muslimane. Adityanath është bërë kryeministër. BBC e pyeti nëse i qëndron ende deklaratës, por ai nuk u përgjigj dhe nuk dha më asnjë koment.

Ndërsa grupet Hindutva mohojnë ekzistencën e kurthit të dashurisë.

Ashtu si shumë debate në vend, çështja është e turbullt nga partishmëria politike - por një gjë duket e qartë. Ndarjet fetare të Indisë po provojnë terren pjellor që teoritë si këto të lulëzojnë në internet dhe të përhapen në dëme të botës reale. Merjem, gruaja muslimane e cila u vu në shënjestër, është një dëshmi e kësaj ideje. Ajo ishte aq e shqetësuar nga mesazhet që merrte, sa mori pushim nga puna për të shmangur konfrontimet e mundshme.

"Për herë të parë u ndjeva e pasigurt në lagjen time. Unë isha vërtet e shqetësuar dhe e frikësuar të dilja jashtë,"-tha ajo./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB