Bota

Burri padit fqinjin: Nënshkruam kontratë, s'ma ka lënë gruan shtatzënë

Soupolos pagoi Maus Sh. 260,000 euro për të kryer punën dhe për tre mbrëmje në javë për 6 muaj, Maus u përpoq gjithsej 72 herë për të kryer "misionin" e tij.

k.m.
Burri padit fqinjin: Nënshkruam kontratë, s'ma ka lënë
Foto ilustruese

GJERMANI- Një gjerman 29-vjeçar Demetrius Soupolos po padit fqinjin e tij 34-vjeçar Frank Maus për shkelje të kontratës pasi ky i fundit nuk arriti të linte shtatzënë gruan e tij pas 72 përpjekjesh. Sipas mediave të huaja, Soupolos kishte punësuar Maus për të lënë shtatzanë bashkëshorten e tij, Traute, pasi ai ishte steril dhe gruaja donte shumë një fëmijë. Ai mendoi se Maus do të ishte një zgjedhje e mirë pasi i ngjante atij dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Burri padit fqinjin: Nënshkruam kontratë, s'ma ka lënë
Traute

Soupolos pagoi Maus Sh. 260,000 euro për të kryer punën dhe për tre mbrëmje në javë për 6 muaj, Maus u përpoq gjithsej 72 herë për të kryer "misionin" e tij.

Kur Traute nuk mbeti shtatzënë pas gjashtë muajsh, Soupolos këmbënguli që Maus të shkonte për një ekzaminim mjekësor që zbuloi se ai ishte gjithashtu steril. Gruaja e Mau u detyrua më pas të rrëfente se Maus nuk ishte babai i vërtetë i dy fëmijëve të saj.

Në mbrojtjen e tij, Maus tha se ai nuk 'garantonte' ngjizjen, por vetëm se do të jepte "maksimumin". Tani Soupolos po padit Maus për shkelje të kontratës në një përpjekje për t'i kthyer paratë mbrapsht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB