Bota

“Kur më shajnë nënën, s’pendohem”, grushtoi deputetin grek, Floros rrezikon 10 vite burg

Sipas Floros, debati ka nisur brenda në sallë kur Grammenos e ka sharë me fjalë banale duke i përmendur të ëmën.

k.m.
“Kur më shajnë nënën, s’pendohem”,
Pamje nga sherri

GREQI- Deputeti Konstantinos Floros rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg, pasi ka goditur me grusht kolegun e tij të ekstremit të djathtë, brenda parlamentit grek, Vassilis Grammenos. Ky i fundit pretendon se kolegu e ka dhunuar me grusht në fytyrë dhe e ka rrëzuar, ndërsa Floros pretendon të kundërtën. Floros thotë se e ka kapur nga jaka e xhaketës dhe e ka rrëzuar, por nuk e ka qëlluar.

Sipas Floros, debati ka nisur brenda në sallë kur Grammenos e ka sharë me fjalë banale duke i përmendur të ëmën. Pas debatit verbal ai thotë se pasi kanë dalë në korridor i ka kërkuar që të përsërisë ato që i kishte thënë. Për mediat greke ka thënë: Kur të shajnë nënën, nuk pyet më për asgjë.

Ndërsa kolegu pretendon të kundërtën.

“Nuk më goditi vetëm me grusht, por ai u përpoq të më mbyste. Ai ka arritur të më godasë hundën,”- tha deputeti "Helenic Solution". Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, ai theksoi se nuk ka asgjë serioze: Po kaloj më mirë se dje. Kisha disa marramendje. Jam në shtëpi, jam shtrirë në shtrat me rekomandimin e mjekëve. Unë kam qenë viktimë dhe nga viktima nuk mund të bëhem autor. Kështu po përpiqen të bëjnë, të më kthejnë në abuzues. Unë nuk u godita vetëm me grusht, ai u përpoq të më mbyste. Gjatë mbytjes ai goditi hundën time. Kjo është më e pakta. Unë nuk e shava. “Nuk thashë absolutisht asnjë fjalë. Pas rrahjeve që arriti të më bënte, supozohej se do të arrestohej. 

Çfarë dimë për rastin?

Vassilis Grammenos u ankua se u sulmua nga deputeti i pavarur, i cili e goditi me grusht. Në fakt, siç thuhet në njoftimin mjekësor, është konstatuar thyerje e kockave të hundës dhe thyerje e kyçit të dorës. Sipas Konstantinos Floros, arsyeja pse ai sulmoi Vassilis Grammenos ishte sepse i fliste vulgarisht për nënën e tij. Por në të njëjtën kohë ai mohoi kategorikisht se e kishte goditur. Por pranoi vetëm se e kapi për jakë dhe e hodhi në tokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB