Bota

Sherr me grushta në Kuvendin grek, deputeti qëllon me grusht kolegun: Të ** nënën!

"Viktima" e sulmit është dërguar në klinikën e Kuvendit.

k.m.
Sherr me grushta në Kuvendin grek, deputeti qëllon me grusht kolegun:
Pamje nga sherri

GREQi- Një episod i paprecedentë me protagonistin deputetit tashmë të pavarur, Konstantinos Floros, ka ndodhur mëngjesin e së martës në Kuvendin e Greqisë. Ky i fundit është qëlluar me grusht nga deputeti i Zgjidhjes Helenike, Vasilis Grammenos. Siç shihet në foto, deputetë të tjerë kanë tentuar të kontaktin fizik, por nuk nuk ia kanë dalë. 

Sherr me grushta në Kuvendin grek, deputeti qëllon me grusht kolegun:
Pamje nga sherri

Teksa replikonin në sallë, Grammenos i tha kolegut të tij: Do të të q* nënën, do të të çoj në burg me byzylykë, ndërsa Floro iu përgjigj duke i thënë: Hajde dhe ma thuaj në sy. Aty Floros e kapi Grammenos prej jake, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur në tokë. Pas episodit, deputeti i "Hellenic Solution" u dërgua në infermierinë e Kuvendit, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

Sot në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros./ZËRI

Poll

MOS HUMB