
SHBA- Një imazh i Google Street View zbuloi një vrasje në provincën e Sorias, në Spanjë. Fotografia tronditëse e kapur nga sateliti tregon një burrë që mbush një qese të madhe plastike, ku mendohet se brenda ishte trupi i viktimës në bagazhin e një makine.
Policët zbuluan falë kësaj fotoje nga Google Street View zbuluan mbetje njerëzore të prera, të groposura në varrezën e fshatit Andaluz, të cilat i përkasin një 33-vjeçari kuban, që u zhduk nëntorin e kaluar. Imazhi i Google dhe përgjimet e telefonit të urdhëruara nga gjykata janë përshkruar si "vendimtare" për zbardhjen e një ngjarjeje të tmerrshme në fshatin e vogël Andaluz në provincën veriore spanjolle të Soria.
Mediat lokale zbuluan se viktima u vra pasi fluturoi për në Spanjë dhe zbuloi se gruaja e tij kubane e kishte tradhtuar me një burrë, i cili njihet si "Ujku i Tayueco". Pra personin në foto.
Kjo nuk është hera e parë që një aktivitet kriminal kapet përmes Google Maps. I arratisuri i mafias italiane Gioacchino Gammino u kap pas 20 vitesh në arrati me ndihmën e Google Maps. Policia italiane e gjeti kur e hasi në një imazh në internet që tregonte një burrë të moshuar jashtë një dyqani ushqimor në qytetin Galapagar në veri të Madridit.
Gammino, 60 vjeç, kishte ndryshuar emrin e tij në Manuel./ZËRI