Bota

Kryeparlamentari i Kosovës në hetim për dy vepra penale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet në gjykim, për hedhjen e gazit lotsjellës në parlament, në seancën e 10 gushtit 2016.

D.XH
Kryeparlamentari i Kosovës në hetim për dy vepra penale
Glauk Konjufca

PRISHTINË – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është vënë në gjykim për veprën penale “Pengim i personave zyrtar”, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në parlament.

Në akuzë, thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës, të datës 10 gusht 2016, duke qenë deputet, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Sipas akuzës, hedhja e gazit lotsjellës nga ana e Konjufcës, ka bërë që qëndrimi në sallë të jetë i pamundur, raporton Betimi për Drejtësi.

Për këto veprime, Konjufca akuzohet për veprat “Përdorimi i armës” dhe “Pengim i zyrtarit gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Mirëpo, në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj tij, gjykatësja Edita Çanta, deklaroi se ekzistojnë rrethana që pengojnë ndjekjen penale për pikën e dytë të akuzës, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

“Derisa për këtë vepër penale është paraparë një burgim 3 muaj deri në 3 vite dhe ndjekja penale për këtë vepër ka filluar që më 10 gusht 2016, dhe që nga ajo kohë ka kaluar dyfishi i kohës, që parashikon vepra penale, gjykata do të marrë aktgjykim në fund të shqyrtimit gjyqësor për këtë vepër penale”, tha gjyqtarja Çanta.

Në seancën e 10 gushtit 2016, Glauk Konjufca, atëherë deputet i VV, hodhi gaz lotsjellës në parlament, duke bllokuar për disa minuta punët e Kuvendit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB