
BRUKSEL - Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord për një tekst të rëndësishëm të reformës së politikës evropiane të emigracionit.
Kjo bëhet edhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet e Italisë, në kuadër të Samitit Evropian të premten në Granada.
Paketa specifike e marrëveshjeve synon të organizojë së bashku reagimin në rastet e një fluksi masiv migrantësh në një vend të Bashkimit Evropian (si për shembull gjatë krizës së periudhës 2015-2016), e cila lejon zgjatjen e periudhës së ndalimit të migrantëve në kufijtë e jashtëm të Bashkimit.
Teksti i marrëveshjes do të jetë subjekt negociatash me eurodeputetët. Italia është ankuar shpesh se emigrantët mblidhen më së shumti në ishujt e saj. Në Lampeduza, presidentja e KE, Ursula von der Leyen premtoi shumë për të lehtësuar ishullin e mbingarkuar me mijëra migrantë.
Por ajo varet nga vendet anëtare të BE, e shumë refuzojnë të pranojnë refugjatë nga Italia. /Zëri.ai/