
GREQI- Policia greke po shkon drejt zbardhjes së masakrës së 11 Shtatorit ku mbetën të vrarë 6 shtetas turq.
Sipas Protothema.gr, është vënë në pranga një shtetas turk, i cili u arrestua në aeroportin Eleftherios Venizelos menjëherë pas atentatit. Ndërsa, po ashtu një tjetër shtetas turk u arrestua pak ditë më parë në Greqi.
Atentati mafioz ndodhi pasditen e 11 shtatorit dhe u raportua për larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës. Më shumë se 20 gëzhoja u gjetën në vendin e krimit. Sipas mediave turke, viktimat janë anëtarë të bandës Baris Boyun.
Ndërkohë 10 anëtarë të organizatës kriminale janë arrestuar në Turqi gjatë bastisjes së policisë në disa shtëpi në Stamboll dhe Izmir, pasi dyshohet se po përgatisnin një atentat në shenjë hakmarrje.
Sipas Policisë së Stambollit, gjatë kontrolleve të kryera në adresat e të dyshuarve janë sekuestruar 4 armë pa leje, 85 gëzhoja dhe 6 gramë drogë.
Procedurat hetimore ndaj të dyshuarve të arrestuar po vazhdojnë bëjnë me dije mediat greke, deri në zbardhjen e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në masakrën me 6 të vrarë.