Bota

Kreu sulmin e përgjakshëm në Sidnei, jeta e trazuar e vrasësit dhe 'beteja' me skizofreninë

Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se emri i sulmuesit është Joel Cauchi dhe ai është nga Queensland, Australi. Ky është një person i njohur për policinë.

E.K
Kreu sulmin e përgjakshëm në Sidnei, jeta e trazuar e
Joel Cauchi

AUSTRALI- Një 40-vjeçar me histori të shëndetit mendor ishte autori i sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare në Sydney të Australisë, ku humbën jetën gjashtë persona. Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se emri i sulmuesit është Joel Cauchi dhe ai është nga Queensland, Australi.

“Ne e dimë se menjëherë pasi erdhi në Sydney, ai mori në zotërim një magazinë të vogël e cila është identifikuar”, tha një zyrtar i lartë i cili theksoi se sulmuesi vuante qartë nga probleme të shëndetit mendor.

Besohet se ai vuante nga skizofrenia.

“Ne po vazhdojmë të përpunojmë profilin e sulmuesit, por është shumë e qartë që në këtë fazë duket se ka lidhje me shëndetin e tij mendor”, tha ai.

Sipas profileve të tij në mediat sociale, Cauchi u rrit në Tugumba dhe pretendonte se punonte si mësues anglishteje. Ai ishte një surfist i apasionuar dhe vetëm javën e kaluar postoi në një grup në Facebook nga Sidnei duke pyetur nëse dikush do të donte ta takonte për një surf në Bondi Beach. 

"Ai flinte në makinën e tij, endej midis qyteteve, humbi lidhjet me familjen e tij. Që në vitet e tij të adoleshencës, ai kishte jetuar me probleme komplekse të shëndetit mendor. Sjellja e tij e çrregullt ishte e dukshme për ata që e takuan, përfshirë policinë dhe autoritetet shëndetësore. Por nuk ka asnjë të dhënë formale të dhunës në historinë e Cauchit, thotë policia. Asgjë e zbuluar për jetën e tij deri tani nuk mund të kishte sinjalizuar se ai do të vendoste, një të shtunë pasdite, të hynte në një qendër tregtare të mbushur me njerëz, të nxirrte një thikë nga çanta e shpinës dhe të fillonte të godiste me thikë qytetarët", shkruan dhe "The Sydney Monring Herald"./ZËRI

Poll

MOS HUMB