BRUKSEL- Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Veri të Kosvës dhe masat ndëshkuese ndaj Prishtinës zyrtare të vendosura para ngjarjes që ndryshoi rrjedhën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës me sa duket kanë përplasur dhe vetë Bashkimin Europian.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano deklaroi se BE nuk do ti heqë sanskionet ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur para 24 shtatorit. Stano shtoi se Kosova fillimisht duhet të zbatojë kërkesat e BE-së.
Sipa tij deri më tani BE nuk ka parë një përpjekje reale për de-eskalimin e situatës prandaj dhe nuk mund të marrë hapa konkret. Ndërsa për sulmin terrorist në Basnjkë tha se Brukseli pret përfundimin e hetimeve.
Peter Stano: BE është një ndërmjetës në dialog. Nuk ka asgjë të re për të thënë, rruga e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së pashmangshmërisht kalon përmes dialogut. Të dyja palët duhet të kuptojnë se dialogu duhet të vazhdojë. Kur bëhet fjalë për hetimin e ngjarjeve në Banjska, e përsëris, pasi të përfundojnë hetimet dhe të identifikohen palët përgjegjëse pas sulmit, atëherë ne mund të ndërmarrim hapa të caktuar. BE-ja e ka të qartë se nëse nuk ka de-përshkallëzim nëse situata përshkallëzohet, ne jemi të gatshëm të marrim masa të caktuara, disa prej të cilave tashmë janë paraqitur. Ne jemi të gatshëm, nëse vendet anëtare të BE-së e vlerësojnë atë, të marrim masa jo vetëm kundër Kosovës, por edhe ndaj Serbisë, këto masa janë fleksibël, mund të futen, lehtësohen ose hiqen.
Stano shtoi se BE pret bashkëpunim nga Serbia pasi sipas tij Beogradi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë.
Peter Stano: Ne presim bashkëpunim të plotë nga Serbia; nëse ka vullnet, ka edhe mënyra për të bashkëpunuar. Nuk është detyra jonë të dërgojmë mesazhe përmes mediave; partnerët tanë serbë e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë pritet prej tyre.
Por me sa duke emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak nuk ndan të njëjtin mendim. Sipas tij heqja e sanksioneve është e mundshme dhe se i mbështet personalisht. Duke folur në një forum që u mbajt në Budva të Mali të Zi, ai tha se nuk është mirë që Kosova është nën masa.
Miroslav Lajçak: Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet. Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes.
Si u vendos Kosova nën sanksione nga BE?
Zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Verit, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, të banuara me shumicë serbe ishin pika e nxehtë që ndau dhe njëherë rrugën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lista Serbe nuk pranoi të marre pjesë në zgjedhje duke i lënë komunat në duart e kandidatëve shqiptarë që u mbështetën nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por këto të fundit ndryshuan qëndrim shumë shpejt dhe kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve pas tensioneve që u rindezën.
Kërkesë që u hodhë poshtë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ky i fundit dërgoi Forcat Speciale për të ruajtur godinat ndërsa kryebashkiakët u ngujuan në zyra. Serbët e Veriut nisën revoltat ndërsa përplasjet u agravuan deri në plagosjen e dhjetërave ushtarëve të KFOR. Kërkesat e BE-së dhe SHBA-së u intensfikuan ndaj Kurtit ndëraa Prishtina zyrtare nuk tërhoqi pe. Një pikë e nxehtë mes palëve është dhe Associaconi./Zëri.ai