Bota

SHBA ‘harron’ diplomacinë, nuk kundërshton planin për sulm të Izraelit në Gaza

Në bisedën telefonike, Netanyahu i ka përmendur presidentit amerikan Biden mundësinë që Izraeli të ndërhyjë ushtarakisht në Gaza. Biden nuk ka kundërshtuar propozimin

D.XH
SHBA ‘harron’ diplomacinë, nuk kundërshton planin për
Netanyahu dhe Biden

UASHINGTON- Vetëm disa orë pasi Hamasi kishte goditur Izraelin dhe vrarë mbi 1000 persona, presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamnin Netanyahu.

CNN raporton se Netanyahu i ka bërë me dije Bidenit se Izraeli ka ndërmend të bëjë një ndërhyrje tokësore në Gaza. Ky propozim i Netanyahut, nuk është kundërshtuar nga Biden.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se SHBA-të duken të tronditura për atë që ka ndodhur në Izrael dhe ndaj nuk kanë kërkuar nga Tel Avivi, që të jetë i qetë këtë herë.

Ndërsa, Biden pritet të mbajë fjalim përpara kombit amerikan, SHBA-të e di se ekziston mundësia e madhe, që Izraeli të kryejë një sulm tokësor në Gaza. SHBA-të kanë kërkuar gjithmonë armëpushim nga të dyja palët, në rast konfliktesh, por këtë herë, duket se ka qëndrim ndryshe.

Administrata Biden ka qenë shumë e kujdesshme për t'i trajtuar këto diskutime në mënyrë private. Ajo që ka bërë përshtypje është se këtë herë, në reagimin e SHBA-së për sulmin e Hamas, nuk ishte fjala “armëpushim”, që përmendej shpesh në trazira të mëhershme në Lindjen e Mesme.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB