Bota

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Mbreti Charles III mesazh për qytetarët

Mbreti Charles ka uruar Prishtinën për festën kombëtare dhe është shprehur i lumtur për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

I.F
Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Mbreti Charles III mesazh
Vjosa Osmani dhe Mbreti Charles III

PRISHTINË- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe mbretëresha Camilla kanë dërguar një mesazh për qytetarët e Kosovës për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në letrën drejtuar qytetarëve dhe presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, Mbreti Charles ka uruar Prishtinën për festën kombëtare dhe është shprehur i lumtur për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Mbreti Charles III mesazh
Deklarata

”E nderuara zonja Presidente,

Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.

Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.

Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.

Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm.

Charles R”, thuhet në letër.

Nesër Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë së saj. Kosova ka bërë dukshëm përparime në nivelin e njohjeve nga shtetet e tjera, ndërsa mbetet e brishtë marrëdhënia me Serbinë, nën diktatin ndërkombëtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB