
SERBI – Politikani nga Vojvodina, Nenad Çanak ka deklaruar se shumë gjëra do të ndryshojnë, kur raketat antitank Javelin të arrijnë në Prishtinë. Çanak, përmes një postimi në X, ku shihet se ka në dorë një Javelin, ka shkruar se në Ukrainë ka mësuar sesi ta përdorë një armë të tillë.
“Në Ukrainë kam pasur shansin që të shikoj Javelin. Kam pasur mundësinë që të mësoj sesi përdoren raketat antitank Javelin. Kjo armë mund të mësohet për jo më shumë se gjysmë ore. Nëse Javelin arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë”, shkruan Çanak.
Imao sam u Ukrajini priliku da vidim kako izgleda tenk posle susreta sa Javelinom. A imao priliku i da naučim kako se rukuje njome. Obuka za korišćenje se može obaviti za pola sata. Ako (kada?) u Prištinu stignu Javeline, mnogo toga se trenutno menja. https://t.co/uAqNC4UpSj pic.twitter.com/eifl2zwuqQ
— Nenad Čanak ???????? ???????? (@XXLTulip) January 16, 2024
Çfarë janë raketat antitank Javelin dhe si funksionojnë ata?
Sistemi i raketave Javelin është një sistem raketash antitank, që është i lëvizshëm nga njeriu, që ka rreze të mesme veprimi dhe që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë, me qëllim që të mposhten tanket në betejë dhe mjetet e tjera antiblindë. Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit, pasi është lëshuar. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pasi e kanë lëshuar një Javelin dhe mund të ngarkojnë sërish me gjuajtjen e radhës. Raketa mund të arrijë shpejtësinë deri në 540 km/orë, pasi lëshohet. Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë./ZËRI/