Bota

Amaneti i Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë gjatë luftës, William Walker tha se Kosova është sot vend demokratik, falë sakrificës sublime të djemve të Kosovës, që dhanë jetën për liri.

D.XH
Amaneti i Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë
William Walker

KOSOVË- Dje në Kosovë është përkujtuar 25-vjetori i masakrës së Reçakut, ku i pranishëm në këtë përkujtim ka qenë edhe një nga figurat kryesore që njoftoi botën për krimet serbe, ish-ambasadori amerikan, William Walker.

Walker tha se nga sakrifica që kanë bërë djemtë e fshatrave të Kosovës, tashmë Kosova është një shtet që ka një demokraci funksionale. Ai ka deklaruar se është krenar që ndodhet mes familjarëve të viktimave dhe se ata duhet të jenë po ashtu krenar, që të afërmit dhanë jetën për lirinë e vendit.

Walker shprehu dëshirën, që kur të vdes, të mund të varroset në Kosovë. “Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa persona nga Kosova duke biseduar dhe thashë me vete se dua të varrosem këtu”, tha Walker në Kanal 10.

William Walker, ish-ambasador i SHBA-ve në Kosovë gjatë kohës së luftës ka luajtur rol të rëndësishëm në demokratizimin e shtetit të Kosovës dhe i bëri me dije botës masakrat e serbëve ndaj popullatës civile shqiptare./ZËRI/

Poll

MOS HUMB