Bota

Koreja e Jugut ndalon mishin e qenit

Projektligji mori mbështetje të rrallë dypartiake, duke theksuar se si qëndrimet ndaj ngrënies së qenëve kanë ndryshuar në dekadat e fundit gjatë industrializimit të shpejtë të vendit.

k.m.
Koreja e Jugut ndalon mishin e qenit
Foto ilustruese

SEUL- Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi sot një projekt-ligj që ndalon mbarështimin dhe therjen e qenve për konsum, duke i dhënë fund praktikës tradicionale por të diskutueshme të ngrënies së mishit të kafshëve pas shumë vitesh diskutime. Projektligji mori mbështetje të rrallë dypartiake, duke theksuar se si qëndrimet ndaj ngrënies së qenëve kanë ndryshuar në dekadat e fundit gjatë industrializimit të shpejtë të vendit.

Sipas projektligjit, kushdo që ther një qen për ushqim mund të burgoset deri në tre vjet ose të gjobitet deri në 30 milionë won koreane (rreth 20,800 euro). Kushdo që rrit qen për ushqim, ose që me vetëdije blen, transporton, ruan ose shet ushqim qeni, përballet po ashtu me gjobë dhe burg. 

1100 ferma qensh do të mbyllen

Ka rreth 1100 ferma të qenve që operojnë në Korenë e Jugut. Në dekadat e fundit, aktivistët e të drejtave të kafshëve si grupi ndërkombëtar Humane Society International (HSI) kanë punuar për të shpëtuar qentë nga fermat e Koresë së Jugut dhe për t'i zhvendosur jashtë vendit. Po ashtu, numri i koreano-jugorëve që hanë mish qeni gjithashtu ka rënë në mënyrë dramatike pasi pronësia e tyre si kafshëve shtëpiake është bërë më e zakonshme. Konsumatorët e mishit të qenit tani janë më të moshuar, ndërsa koreano-jugorët më të rinj në zonat urbane priren të largohen nga kjo traditë.

Në një sondazh të vitit 2022 nga Gallup Korea, 64% e të anketuarve ishin kundër ngrënies së mishit të qenit, ndërsa midis 2005 dhe 2014, numri i restoranteve që shërbenin qen në kryeqytetin Seul ra me 40% për shkak të kërkesës së reduktuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB