
PARIS - Pas "betejave të ashpra" në Lojërat Olimpike Paris 2024, Kina doli sërish e para në dyshe të përziera të ping-pongut duke mundur Korenë e Veriut.
Marrëdhëniet Kinë-Kore e Jugut dhe Kinë-Kore e Veriut mund të jenë në një nivel shumë të mirë, por prania e koreano-veriorëve në podium i dha një tjetër peshë, veçanërisht me qëndrimin që mbajtën dy sportistët e vendit.
“Një #selfie e ngrohtë! Pas marrjes së çmimit për dyshe të përziera të pingpongut në #Paris2024, medalistët e artë, argjendi dhe bronzi nga Kina, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut bënë një selfie së bashku!,”-shkruan 'Shanghai Daily'.
Një moment për t'u marrë shembull nga sportiviteti, miqësie dhe paqeje!/ZËRI