
VATIKAN-Papa Leo XIV ka bërë thirrje për t'i dhënë fund konflikteve, teksa citon Papa Françeskun , duke u shprehur se lufta është gjithmonë një disfatë.
Duke përmendur luftën në Gaza, në Ukrainë dhe së fundmi sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa thotë se nuk duhet të mësohemi me luftën, por duhet të rrëzojmë 'joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara'.
"Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet e luftës, në veçanti nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara. Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare, u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: 'Lufta është gjithmonë një disfatë.' Dhe me Piun XII: 'Asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën.'', u shpreh Papa.