
KOSOVË- Është konfirmuar ditën e sotme, 7 gusht, rasti i parë me virusin e “Ethet e Nilit” edhe në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj.
“E kemi një rast që ka rezultuar pozitiv, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del me të dhëna të sakta”, ka thënë Vishaj.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ ZËRI