Bota

Arrestohet politikani në Bosnje e Hercegovinë, dyshohet se shiti pronat shtetërore për 300 mijë euro

Berilo u arrestua në Qendrën Klinike të Sarajevës, ku mbërriti javën e kaluar për shkak të sheqerit të lartë në gjak.

I.F
Arrestohet politikani në Bosnje e Hercegovinë, dyshohet se shiti
Kryetari i komunës Ibro Berilo

SARAJEVË- Kryetari i komunës së Trnovës në Sarajevë, Ibro Berilo është arrestuar të hënën. Politikani ka qenë pjesë e një hetimi, pasi akuzohet se ka shpërdorur pozitën e tij për të favorizuar investitorët të cilët gjatë mandatit të tij kanë ndërtuar banesa në malin Bjelasnica.

Sipas Cin, autoritetet përkatëse arrestuan Berilin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, si dhe sipërmarrësin Adis Mulaosmanoviç, pronar i një kompanie që investoi në ndërtimin e ndërtesave të paligjsshme. Ata akuzohen se kanë shitur ose blerë tokë në Bjelasnica, në të cilat pronat janë regjistruar si shtetërore.

Në kuadër të hetimeve, të arrestuarve u janë bllokuar llogaritë bankare dhe në të cilat janë depozituar 300 mijë euro, origjina e të cilave është e dyshimtë dhe dyshohet se vjen prej ryshfetit. Berilo u arrestua në Qendrën Klinike të Sarajevës, ku mbërriti javën e kaluar për shkak të sheqerit të lartë në gjak.

Trnovo është rreth 30 kilometra larg Sarajevës dhe në atë komunë, në të cilën për dy dekada ishte në krye Berilo. Komuna ka rreth një mijë banorë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB