
BERLIN- Pas fitores së Friedrich Merz, i cili do të jetë kancelari i ri gjerman, një nga dilemat e reja është si do të quhet kolacioni i ri CDU/CSU dhe socialdemokratëve. Disa nga opsionet janë të njihet si “koalicioni i madh” apo GroKo, siç njihej në kohën e Angela Merkelit. Por, opsioni i parë bie poshtë, pasi këto dy grupet nuk janë më të mëdhatë në Bundestag, për shkak se Alternativa për Gjermaninë (AfD), është grupi i dytë më i madh para SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës.

Sipas një artikulli të “the Guardian”, emri do të bazohet në ngjyrat e dy partive (kuq e zi), madje media prestigjoze ka shkruar se një nga idetë e përmendur është dhe emri “koalicioni shqiptar” apo edhe ai “i Angolës”. Është përmendur edhe koalicioni “Cola zero”./ZËRI