Bota

11 ditë në spital! Përmirësohet gjendja e Papa Françeskut, çfarë raportuan mjekët

Papa vazhdon të ndjekë terapitë e nevojshme dhe është në humor të mirë.

F.I
11 ditë në spital! Përmirësohet gjendja e Papa
Papa Françesku

ITALI- Gjëndja shëndetësore e Papa Françeskut është përmirësuar. Mjekët raportojnë se “gjatë pasdite së të hënës nuk pati episode të krizave të frymëmarrjes astmatike”, dhe disa nga testet laboratorike kanë treguar përmirësim. Në njoftim për mediat vendase thuhet se Papa vazhdon të ndjekë terapitë e nevojshme dhe është në humor të mirë. Mjekët ende mbajnë një qëndrim të rezervuar për prognozën e tij, duke kërkuar më shumë kohë për të vlerësuar zhvillimin e situatës.

Papa u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë, ku u trajtua fillimisht për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dy mushkëritë.

Papa është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pneumonisë, një infeksion i mushkërive që mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose kërpudhat, pasi ai kontraktoi pleuritin, një inflamacion i mushkërive, dhe iu nënshtrua një heqje të pjesshme të mushkërive.

Papa Françesku është përballur me sëmundje dhe operacione të ndryshme, si dhe me probleme të lëvizshmërisë që nga viti 2021, duke bërë që shqetësimi i katolikëve të rritet çdo vit. Në mars 2023, ai u shtrua në spital për bronkit dhe në dhjetor ai anuloi udhëtimin e tij në COP28 për arsye mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB