
HONG KONG- Kina synon që deri në fund të këtij viti, të gjitha spitalet e nivelit terciar të ofrojnë anestezi epidurale gjatë lindjes. Ky vendim mendohet se do të ndihmojnë në shtimin e nrumit të lindjeve. Spitalet terciare - ato me më shumë se 500 shtretër - duhet të ofrojnë shërbime të anestezisë epidurale deri në vitin 2025, ndërsa spitalet sekondare - ato që përmbajnë më shumë se 100 shtretër - duhet të ofrojnë shërbimet deri në vitin 2027.
Vendimi është marrë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) i Kinës.
Autoritetet po përpiqen të rrisin shkallën e lindjeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë, pasi popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në vitin 2024, dhe ekspertët paralajmërojnë se rënia do të përkeqësohet në vitet e ardhshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon epiduralin për gratë shtatzëna që kërkojnë lehtësim dhimbjesh. E njëjta metodë përdoret gjerësisht në shumë vende të botës.
"Ky vendim do të përmirësojë nivelin e rehatisë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore dhe do të rrisë më tej ndjenjën e lumturisë së njerëzve dhe do të promovojë një mjedis miqësor për lindjen e fëmijëve,”-pretendon NHC.
Një numër gjithnjë e në rritje provincash në të gjithë Kinën po fillojnë gjithashtu të përfshijnë kostot e anestezisë së lindjes si pjesë të skemave të tyre të sigurimeve mjekësore për të inkurajuar më shumë gra të kenë fëmijë. Kostot e larta të kujdesit për fëmijët, si dhe pasiguria në punë kanë dekurajuar shumë të rinj kinezë që të martohen dhe të krijojnë familje.
Në qershor, autoritetet shëndetësore në provincën jugperëndimore Sichuan të Kinës propozuan zgjatjen e lejes së martesës deri në 25 ditë dhe të lejes së lehonisë deri në 150 ditë, për të ndihmuar në krijimin e një "shoqërie miqësore ndaj fertilitetit"./ZËRI