Bota

Madleen/ Aktivistët pro-palestinezë çohen në aeroport, kushdo që refuzon deportimin del para gjykatës

Izraeli njoftoi se aktivistët që ndodheshin në bordin e Madleen tani ndodhen në aeroportin e Tel Avivit në pritje të deportimit.

k.m.
Madleen/ Aktivistët pro-palestinezë çohen në aeroport,
Pamje nga varka

TEL AVIV- Aktivistët pro-palestinezë që u kapën në anijen "Medleen", të cilën Izraeli e ndaloi teksa përpiqej të arrinte në Rripin e Gazës, u transferuan në aeroportin e Tel Avivit për riatdhesim. Lajmin e dha Ministria e Punëve të Jashtme izraelite. Izraeli njoftoi se aktivistët që ndodheshin në bordin e Madleen tani ndodhen në aeroportin e Tel Avivit në pritje të deportimit.

"Ata që refuzojnë të nënshkruajnë dokumentet e deportimit dhe të largohen nga Izraeli do të çohen para një autoriteti gjyqësor, në përputhje me ligjin izraelit, për të miratuar deportimin e tyre,"- shtoi Ministria e Jashtme, duke vënë në dukje se ata u pritën në aeroport nga konsuj të vendeve të tyre të origjinës.

Madleen/ Aktivistët pro-palestinezë çohen në aeroport,

Një anije humanitare me 12 pasagjerë, përfshirë aktivisten suedeze të mjedisit Greta Thunberg, u ndalua dje nga forcat izraelite. Anija me vela, që mbante 12 aktivistë nga Franca, Gjermania, Brazili, Turqia, Suedia, Spanja dhe Holanda, u nis nga Italia më 1 qershor për të “thyer bllokadën izraelite” të Rripit të Gazës. Anija me vela Madleen, e marrë me qira nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë transportonte ndihma humanitare për në Gaza, që sipas Kombeve të Bashkuara, është në rrezik nga uria./ZËRI

Poll

MOS HUMB