
SHBA-Të paktën 82 persona, përfshirë 28 fëmijë, kanë humbur jetën pas përmbytjeve të fuqishme që goditën Teksasin gjatë festimeve të 4 korrikut. Dhjetë vajza dhe një punonjës i kampit janë ende të zhdukur.
Pjesa më e madhe e viktimave janë në qarkun e Kerr-it, ndërsa të tjerët nga disa qarqe të tjera në Teksas. Ndërkohë nga Camp Mystic vijojnë të jenë të zhdukur dhjetëra të mitur. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet nuk do të ndalen para asgjëje për t'u siguruar që të gjendet çdo person i zhdukur. Në fokus të kërkimeve ka qenë kampi Mystic, kamp veror i njohur për vajza i vendosur në brigjet e lumit Guadalupe, i cili pësoi dëme të konsiderueshme.
“Banorët dhe kampistët duhet të NGJITEN MENJËHERË NË VENDE MË TË LARTA! Pritet përmbytje e menjëhershme dhe e rrezikshme për jetën përgjatë lumit. Sensorët automatikë të reshjeve tregojnë se një valë e madhe dhe vdekjeprurëse përmbytjeje po lëviz përgjatë lumit Guadalupe. Përmbytja ka nisur tashmë”, thanë parashikuesit e motit.
Çfarë ndodhi?
Në orën 5:34 (ora lokale) më 3 korrik, niveli i lumit u ngrit nga shirat dhe mori para gjithë çfarë kishte. Kur ndodhi kjo, shumë nga banoret e kampit ishin ende në shtrat duke fjetur. Por në realitet, shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar për përkeqësimin drastik të motit në atë që konsiderohet "lugina më e rrezikshme e lumit në Shtetet e Bashkuara". Megjithatë, paralajmërimi ishte "i pamjaftueshëm".
Askush nuk e parashikoi rritjen drastike të nivelit të lumit Guadalupe me 7.9 metra. Ujërat dolën nga shtrati, duke rrëmbyer shtëpi, automjete dhe vila të kampeve verore të ngritura në brigjet e lumit./ZËRI