Bota

Joe Biden u tërhoq nga gara, djai i Trump 'tallet' me Zelenskyy-n

SHBA është deri tani furnizuesi më i madh i armëve dhe ndihmave për Ukrainën, dhe kjo mund të ndryshojë, nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

f.t
Joe Biden u tërhoq nga gara, djai i Trump 'tallet' me Zelenskyy-n
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA-Donald Trump Junior, djali i ish-presidentit amerikan,  një kritik i zëshëm i politikës së Administratës Biden në lidhje me Ukrainën, ka ironizuar presidentin Volodymyr Zelenskyy. 

Trump Jr., postoi një fotomontazh të sfondit të telefonit celular të Joe Biden. Ai tregon telefonatat dhe mesazhet e humbura të Zelenskyy-it. Në imazh shihet se Biden ka 52 telefonata të humbura nga presidenti ukrainas dhe mesazhet e panikut janë gjithashtu të dukshme. Djali i Trump e njoftoi këtë me një 'emoji' duke qeshur, duke shtuar fjalën 'LOL'.

Veprimi i tij, vjen pas dorëheqjes së Joe Biden nga kandidatura e tij për president i SHBA-së. Zgjedhja e mundshme e Donald Trump mund të jetë një lajm shumë i keq për Kievin. SHBA është deri tani furnizuesi më i madh i armëve dhe ndihmave për Ukrainën, dhe kjo mund të ndryshojë, nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

"Sa herë që Zelensky vjen në këtë vend, ai largohet me 60 miliardë dollarë. Ai është biznesmeni më i mirë ndonjëherë", tha Donald Trump javën e kaluar. 

Joe Biden u tërheq nga gara presidneciale një ditë më parë (21 korrik). Biden bëri me dije se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se është në interesin më të mirë të partisë së tij dhe të vendit. Ky njoftim vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, duke e shtyrë garën për Shtëpinë e Bardhë. Vendimi i Biden erdhi pas javësh të tëra presioni intensiv nga kolegët demokratë si dhe pas një debati ku Biden u shfaq i lëkundur përballë republikanit Donald Trump në fund të qershorit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB