Bota

Joe Biden, presidenti i parë që mbledh 15 milionë dollarë për një fushatë

Asnjë president apo kandidat presidencial nuk ka mbledhur ndonjëherë kaq shumë para. 

f.t
Joe Biden, presidenti i parë që mbledh 15 milionë dollarë
Joe Biden

SHBA- Joe Biden mblodhi më shumë se 15 milionë dollarë donacione për fushatën e tij në Los Angeles gjatë fundjavës. Asnjë president apo kandidat presidencial nuk ka mbledhur ndonjëherë kaq shumë para. Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden  zhvilluan gjashtë ngjarje private për mbledhjen e fondeve. Megjithatë ajo që u tha në disa nga takimet e presidentit të SHBA-së mbetet rreptësisht konfidenciale.

Ndërsa disa takime në pallate në kodrat përreth Los Anxhelosit mbetën rreptësisht konfidenciale, gazetarët kishin akses në dy pritje të krijuara për të mbledhur fonde për demokratin 81-vjeçar, i cili shpalli të dhënat e tij, por mbi të gjitha nisi një sulm ndaj ish-presidentit Donald Trump, rivalit të tij.

"Por kërcënimi më i madh që paraqet Trump është për demokracinë tonë, sepse nëse e humbim atë, ne humbim gjithçka. Ai përqafon dhunën politike në vend që ta refuzojë atë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”,- tha Biden, duke iu referuar mundësisë së një fitoreje republikane në zgjedhjet presidenciale vjeshtën e ardhshme.

Fushata e Biden synon të sjellë rreth 67 milionë dollarë për tremujorin e katërt të vitit.

Poll

MOS HUMB