Bota

"Ndikim te dëshmitarët", Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Shala dyshohet për pengim në drejtësi dhe ndikim te dëshmitarët.

f.t
"Ndikim te dëshmitarët", Haxhi Shala dërgohet në
Haxhi Shala

HAGË- Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë. Komandanti "Topi" u arrestua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës një ditë më parë.

Avokati i tij Xhevdet Smakiçi ka konfirmuar për KlanKosova.tv se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka fluturuar drejt Holandës mëngjesin e kësaj së marte. Shala dyshohet për pengim në drejtësi dhe ndikim te dëshmitarët.

Ndërkohë Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit. Vetëm disa javë më parë u arrestua Isni Kilaj për pengim të drejtësisë, ndërsa edhe vetë Shala ishte marrë njëherë në pyetje nga Prokuroria e Hagës në gusht të vitit 2020. Aktualisht në Gjykatën Speciale janë në pritje të gjykimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mes tyre përmendim ish-presidentin Hashim Thaçi; ish-kryeparlamentarin Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020./ZËRI

Poll

MOS HUMB