Bota

Joe Biden do hakmerret? SHBA mund të sulmojë Iranin pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikanë

Sulmet thuhet se do të kryhen gjatë ditëve të ardhshme në përgjigje të sulmeve me dronë dhe raketa që synojnë forcat amerikane në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një sulm të 28 janarit pranë kufirit sirian që vrau tre ushtarë amerikanë.

E.K
Joe Biden do hakmerret? SHBA mund të sulmojë Iranin pas vrasjes
Joe Biden

SHBA- Autoritetet amerikane kanë miratuar planet për një seri sulmesh ajrore kundër objektivave iraniane në Irak dhe Siri, njoftoi sot televizioni CBS, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Sulmet thuhet se do të kryhen gjatë ditëve të ardhshme në përgjigje të sulmeve me dronë dhe raketa që synojnë forcat amerikane në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një sulm të 28 janarit pranë kufirit sirian që vrau tre ushtarë amerikanë.

Sipas burimeve të paidentifikuara, faktori kryesor për sulmet do të jenë kushtet e motit, të cilat do të varen nga koha kur do të kryhen. Zyrtarët amerikanë i thanë CBS se një dron u rrëzua gjatë natës mbi Gjirin e Adenit, ndërsa një dron detar u shkatërrua në Detin e Kuq.

Presidenti amerikan Joe Biden po shqyrton mundësinë për të urdhëruar më shumë veprime në përgjigje të sulmit me dron në bazën amerikane në Jordani, në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë, njoftoi dje zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ai tha se këto veprime "shkojnë përtej sulmeve të njëhershme", raporton The Times of Israel.

"Është shumë e mundur që ajo që do të shihni këtu është një qasje e niveleve, jo vetëm një aksion, por potencialisht aksione të shumta," tha Kirby./ZËRI

Poll

MOS HUMB