
TURQI- Dy persona të armatosur, kanë marrë peng pasditen e kësaj të enjteje 7 punëtorë të një fabrike amerikane në Turqi. Raportohet se ata janë të armatosur, ndërsa sulmin e kanë justifikuar me faktin se po protestojnë kundër Izraelit dhe sulmeve në Gaza. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në zonën industriale të Gebze në provincën Kocaeli të Turqisë.
????#SONDAKİKA
— ???????????????????????????? ???????????????????????????? ???? (@militerdoktrin) February 1, 2024
Gebze’de, İsrail’e ait olduğu belirtilen fabrikaya silahlı bir kişi girerek içerdeki işçileri rehin aldı.
Kocaeli ve Gebze’ye ait yerel medya olayı teyit etti. Bölgeye çok sayıda polis ekibi sevk edildi. pic.twitter.com/vJMWWDzfbC
Zona është rrethuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale të policisë turke, si dhe guvernatori i provincës, Sedar Yavuz. Deri më tani është raportuar se 3 nga të marrët peng ishin kontabilistë të kompanisë, 1 person ishte menaxher projekti dhe 3 të tjerët ishin personel i fabrikës.

Në pamjet e dala nga brenda fabrikës shihet se pengjet nuk janë dëmtuar ndërsa po festojnë ditëlindjen e kolegut dhe pse në kushte aspak të zakonshme, pasi janë nën kërcënimin e armëve. Në orët në vijim priten më shumë detaje. Mediat turke kanë raportuar se pas negociatave, fatmirësisht pengjet janë liruar./ZËRI