
TEL AVIV- Kreu i shërbimit të inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneral-lejtant Aaron Haliva, ka dhënë dorëheqjen dhe do të largohet nga posti menjëherë pasi të emërohet pasardhësi i tij. Lajmin e bënë me dije vetë Forcat e Mbrojtjes izraelite.
Në një letër ku njoftonte largimin e tij, Haliva tha se departamenti i inteligjencës nuk e përmbushi detyrën që i ishte caktuar.
"Gjatë gjithë mandatit tim, e kam ditur se me pushtetin vjen përgjegjësi e madhe. Ai bëri thirrje për krijimin e një komisioni hetimor, i cili do të jetë në gjendje të hetojë dhe zbulojë të gjithë faktorët që çuan në ngjarjet e rënda,”- raporton Haaretz.
Haliva është aktualisht i përfshirë në hetimet e brendshme të ushtrisë për dështimin e parandalimit të masakrës së Hamasit të 7 tetorit. Rezultatet e hetimeve do t'i paraqiten shefit të shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Herchi Halevi.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i ushtrisë pranoi dorëheqjen e Haliva dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij. Ky veprim mund të krijojë terrenin që më shumë zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite të pranojnë përgjegjësinë për dështimin në parandalimin e sulmit dhe të largohen nga postet që mbajnë./ZËRI