Bota

‘Jam i pafuqishëm’, kryeministri skocez shpërthen në lot: Humbëm kontaktet me familjen në Gaza

"Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je kryeministër, je gazetar, kushdo qoftë, instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni"

E.K
‘Jam i pafuqishëm’, kryeministri skocez shpërthen në
Kryeministri skocez

SKOCI- Kryeministri i Skocisë, Humza Yousaf ka shpërthyer në lot teksa ka bërë me dije de ka humbur kontaktet me familjen e tij në Gaza mbrëmjen e kaluar, si pasojë e intesifikimit të sulmeve nga ana e Izraelit.

Në një intervistë për “Sky News”, Yousaf tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza. Teksa fshihte herë pas here lotët ai tha se “Nuk mund t’ju them, sa i pafuqishëm dhe i panevojshëm ndihem. Jo vetëm për vjehrrën dhe vjehrrën time.

Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je kryeministër, je gazetar, kushdo qoftë, instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni. Dhe unë jam plotësisht i pafuqishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaj historinë e tyre.”

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.

 

Poll

MOS HUMB