
Izraeli njoftoi sot vdekjen e dy pengjeve të tij që po mbahen në Gaza, ndërsa bisedimet për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte lirimin e rreth 120 pengjeve që ende mbahen nga militantët palestinezë në enklavë pritet të rifillojnë më vonë këtë muaj.
Ushtria izraelite tha se ishte ende duke hetuar vdekjen e dy pengjeve, inxhinierit 35-vjeçar të zërit Yagev Buchstab dhe historianit 76-vjeçar Alex Dansig, të cilët u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në një kibbutz pranë kufirit të Gazës gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, në jug të Izraelit
Një ekip negociator izraelit pritet të enjten të marrë pjesë në bisedimet e armëpushimit të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, të cilat do të përfshijnë çështjen e lirimit të pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.
"Yagev dhe Alex u rrëmbyen të gjallë dhe duhej të ishin kthyer të gjallë në familjet e tyre dhe në vendin e tyre," tha Forumi i Familjeve të Pengëve në një deklaratë.
"Vdekjet e tyre si pengje pasqyrojnë tragjikisht vonesën e negociatave," shton Forumi.
Autoritetet izraelite deri më tani kanë deklaruar të vdekur rreth një të tretën e pengjeve që ende mbahen nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës./ZËRI