Bota

Atentati ndaj Trump/ Kreu i Shërbimit Sekret e PRANON: Dështuam

Përballë akuzave të anëtarëve të Partisë Republikane se Shërbimi Sekret ka mohuar burimet për të mbrojtur Trumpin, ajo u përgjigj se siguria për ish-presidentin ishte rritur përpara sulmit.

E.K
Atentati ndaj Trump/ Kreu i Shërbimit Sekret e PRANON: Dështuam
Kimberly Cheatle dhe Donald Trump pas sulmit

Shërbimi Sekret “dështoi” në misionin e tij për të mbrojtur kandidatin republikan për president, Donald Trump, i cili u përball me një atentat më 13 korrik, në Pensilvani, pranoi sot drejtoresha e shërbimit, Kimberly Cheatle, gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

"Ne dështuam," i tha një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve kreu i agjencisë, e cila ka për detyrë të mbrojë figurat e profilit të lartë në SHBA dhe është kritikuar për mangësi të mundshme dhe gabime njerëzore.

"Si drejtor i Shërbimit Sekret të SHBA-së, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim të sigurisë," tha ajo.

Kjo e fundit po përballet me presionin nga republikanët për të dhënë dorëheqjen.

“Tentativa për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik është dështimi më i rëndësishëm operacional brenda Shërbimit Sekret në dekada”, shtoi ajo.

Por Cheatle pohoi se Shërbimi Sekret ofroi sigurinë e kërkuar nga ekipi i fushatës së Trump për ngjarjen.

“Ajo që mund t’ju ​​them është se për tubimin e 13 korrikut janë dhënë detajet që janë kërkuar, mjetet që janë kërkuar për atë ditë”, ka theksuar ajo.

Përballë akuzave të anëtarëve të Partisë Republikane se Shërbimi Sekret ka mohuar burimet për të mbrojtur Trumpin, ajo u përgjigj se siguria për ish-presidentin ishte rritur përpara sulmit.

"Niveli i sigurisë që i ofrohej ish-presidentit ishte rritur përpara fushatës zgjedhore dhe po rritet vazhdimisht ndërsa kërcënimet evoluojnë," tha Cheatle.

“Misioni ynë nuk është politik. Është fjalë për fjalë çështje jete a vdekjeje”.

Seanca e sotme shënon raundin e parë të shqyrtimit të Kongresit për atentatin. Të mërkurën, drejtori i FBI-së, Christopher Wray do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve. Chitle po refuzon presionin për të dhënë dorëheqjen nga republikanët kryesorë, duke përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësin e pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Kryetari republikan i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, i bëri jehonë kësaj thirrjeje gjatë seancës.

"Është bindja ime e patundur, drejtoreshë Cheatle, që ju duhet të jepni dorëheqjen," i tha Comer asaj.

“Shërbimi Sekret punëson mijëra njerëz dhe ka një buxhet të konsiderueshëm. Por tani ai është bërë fytyra e paaftësisë”.

Deputeti demokrat Jerry Connolly tha nga ana e tij:

"Incidente të papranueshme si ky nënvizojnë faktin se ne jemi një komb gjithnjë e më i polarizuar që përballemi me tensione politike gjithnjë e më të larta."/ZËRI

Poll

MOS HUMB