
GAZA - Mediat palestineze raportojnë se Izraeli ka ndaluar më shumë se 123 persona. Tel Avivi shprehet se ka arrestuar persona, që dyshohet se janë pjesë e Hamasit.
Mediat e huaja shkruajnë se numri i palestinezëve, që mund të arrestohen nga forcat izraelite, mund të rritet në orët në vijim.
Ndërsa Izraeli pretendon se ka arrestuar militantë të Hamasit, Palestina shprehet se janë vënë në pranga edhe 40 punëtorë. Të dyja palët shprehen se natën e kalua,r ka pasur luftime në Gaza.
Human Right Watch: Refuzimi izraelit për të mos lejuar ndihma në Gaza, krim lufte
Organizata e njohur ndërkombëtare, Human Right Watch është shprehur se refuzimi i Izraelit, për të mos lejuar ndihma në Gaza, përbën krim lufte.
Sari Bashi, drejtoreshë programi në Human Rights Watch, shprehet se në luftën Izrael-Hamas, në shumë raste, ligjet e luftës janë shpërfillur.
“Fakti që luftëtarët e Hamasit kryen krime lufte kundër civilëve izraelitë nuk i justifikon autoritetet izraelite që kryejnë krime lufte kundër civilëve palestinezë dhe kjo është ajo që ne po shohim tani.
Refuzimi për të lejuar ndihmën në Gaza është një krim lufte. Po dënon kolektivisht civilët për veprimet e luftëtarëve. Dhe për shkak se gati gjysma e njerëzve në Gaza janë fëmijë, Izraeli po i ndëshkon kolektivisht fëmijët për veprimet e luftëtarëve të rritur”, tha Bashi.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja izraelite ishte e menjëhershme. Më tepër se 4800 persona kanë vdekur nga luftimet e të dyja palëve. /Zëri.ai/