
BARCELONË- Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se do të godasin Barcelonën. Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat, është mbyllur, po ashtu dhe autostrada kryesore e qytetit. Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës, duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë "nëse nuk është absolutisht e nevojshme" dhe të jenë vigjilentë.
Në celularët e qytetarëve janë dërguar njoftime për “reshje përmbytëse” në periferitë jugore të qytetit. Shërbimi meterologjik u bëri thirrje qytetarëve të shmangin kanionet ose kanalet e thata. Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe vëllimet e mëdha të ujit, ndërsa drejtuesit e mjeteve përpiqen të manovrojnë nëpër rrugë gjysmë të zhytura ndërsa përpiqen të arrijnë në shtëpitë e tyre.
La c32 que conecta Castelldefels y Barcelona y dos puentes que pasan por debajo en el mismo Castelldefels. pic.twitter.com/2luZwYE3Gh
— Mario Boss (@_mario_boss) November 4, 2024
Në aeroport, disa video të postuara tregojnë se parkingjet e makinave janë përmbytur ndërsa në ndërtesën kryesore uji po futet edhe nga çatia. Ministri spanjoll i Transportit Oscar Puente tha se operatori i aeroportit, "Aena" ndryshoi 17 fluturime që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të stuhisë që ka prekur rajonin. Në total, rreth 50 fluturime janë anluar ose ka vonesa.
????✈️Així està ara mateix l’Aeroport del Prat
— SER CATALUNYA (@SERCatalunya) November 4, 2024
Molts vols es desvien a altres destinacions. El pàrquing es comença a inundar. Els treballadors de moment han d’anar-hi, l’operativa de terra es manté igual
Font: Aeroport del Prathttps://t.co/fSZXW23Auj pic.twitter.com/TobTnPmng2
Shërbimet hekurudhore të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu, pasi autoritetet po përpiqen të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar. Ndërkohë, Mbrojtja Civile i kërkoi banorëve në jug të qytetit bregdetar të Tarragona pasditen e sotme të tregojnë kujdes, ndërsa shtoi se shirat do të ketë në të gjithë frontin bregdetar të Barcelonës, por me intensitet më të ulët. /ZËRI