
TURQI- Hilmi Sen, kryetari i komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi , u vra mëngjesin e sotëm pas një sulmi të armatosur. Nga atentati i finalizuar ndaj tij, ka mbetur i vrarë edhe shoferi i tij. E po ashtu, janë plagosur edhe 3 persona të tjerë, që ndodheshin rastësisht në skenën e krimit.
Nga të dhënat e bëra me dije deri më tani raportohet se autor i sulmit është nipi i kryebashkiakut, i cili në momentin e arrestimit u ka treguar edhe shkakun e sulmit efektivëve të Policisë.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:
#sondakika | Kırıkkale'nin Balışeyh Belediye Başkanı Hilmi Şen'e yönelik silahlı saldırıyı düzenleyen şüphelinin akrabası Erdem Şen olduğu öğrenildi. pic.twitter.com/BCCYJcvmvU
— Muhammet Halıcıoğlu (@Muhammethlc) November 4, 2024
"E vrava sepse nuk e mbajti premtimin për të më punësuar në bashki,"-tha autori, ende i paidentifikuar me emër.
Hilmi Sen u zgjodh kryetar bashkie nga Partia Islamike e Prosperitetit të Ri në zgjedhjet e 31 marsit 2024 dhe dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar./ZËRI