Bota

Iu gjetën 70 kg drogë në banesë, arrestohet kryebashkiakja dhe dy vëllezërit e saj

46 vjeçarja u zgjodh kryebashkiake në mars të vitit 2021 pasi kishte qenë më parë këshilltare në bashki

E.K
Iu gjetën 70 kg drogë në banesë, arrestohet kryebashkiakja
Kryebashkiakja e arrestuar

FRANCË- Një zyrtare lokale në Francë është vënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 70 kilogramë kanabis.

Në pranga ra kryebashkiakja e Avallon Jamilah Habsaoui, dy vëllezërit e saj si dhe 4 persona të tjerë të cilët u dërguan në paraburgim.

Mediat e huaja shkruajnë se operacioni kundër trafikut të drogës kishte nisur të dielën nga një grup operacional në Avallon.

Në disa prej lokacioneve ku janë ushtruar kontrolle u sekuestruan 983 gramë kokainë, 7 000 euro kesh dhe rreth 20 shufra ari.

46 vjeçarja u zgjodh kryebashkiake në mars të vitit 2021 pasi kishte qenë më parë këshilltare në bashki. Përveç shtëpisë së saj, u kryen operacione edhe vendi i saj i punës si dhe në një farmaci.

Avallon, i cili ka 6000 banorë, është një nga dy nënprefekturat e Yonne, e përfshirë në parkun natyror rajonal Morvan.

Poll

MOS HUMB