Bota

VIDEO/ Lypnin në rrugë, dy motrat rumune rrihen brutalisht pasi nuk mblodhën para

Hetimi nisi nga ankesa e dy motrave të reja, të rekrutuara në vitin 2019 nga bashkatdhetarët e tyre me premtimin se do të mbërrinin në Itali për të punuar si shërbyese.

a.l
VIDEO/ Lypnin në rrugë, dy motrat rumune rrihen brutalisht pasi nuk
Hetimi

ITALI- Tre gra rumune janë dhunuar brutalisht në rrugët e Bolonjës qendrore pasi kërkuan "lëmoshë". Policia ka vënë në pranga 2 persona të akuzuar për trafikim njerëzor dhe skllavërim. 

Hetimi nisi nga ankesa e dy motrave të reja, të rekrutuara në vitin 2019 nga bashkatdhetarët e tyre me premtimin se do të mbërrinin në Itali për të punuar si shërbyese. Në vend të kësaj, ato u detyruan të lypin në rrugë, duke dorëzuar të ardhurat e tyre, u rrahën dhe u kërcënuan me pasoja ndaj anëtarëve të familjes së tyre në shtëpi, shkruajnë mediat italiane. 

Një grua e tretë u dhunua gjithshtu nën një verandë nga njëri prej dy të dyshuarve. Edhe ajo kishte mbërritur në Itali me shpresën për një punë, duke përfunduar duke u shfrytëzuar. E rëndësishme për hetimin ka qenë dëshmia e një italianeje, e cila në disa raste ka pasur rastin të shohë një nga viktimat me shenjat e dhunës./ZËRI

Poll

MOS HUMB