Bota

Martohet siamezja që ndan të njëjtin trup me motrën e saj binjake

Kur ato lindën, mjekët informuan prindërit se mund të nisnin një operacion për t'i ndarë, por shtuan se kishte pak mundësi që njëra të mbijetonte operacionit, kështu që në fund vendosën kundër.

k.m.
Martohet siamezja që ndan të njëjtin trup me motrën e saj
Abby dhe Brittany dhe Josh Bowling

SHBA- Historia e binjakëve Abby dhe Brittany Hensel u bë e njohur gjerësisht në televizion kur, në moshën vetëm gjashtë vjeç, në vitin 1996, ata u shfaqën në shfaqjen televizive "The Oprah Winfrey Show", duke shkaktuar një sensacion në publik. Ato kanë një trung, sistem të zakonshëm të qarkullimit të gjakut dhe organe vitale nga beli e poshtë. Abby kontrollon krahun dhe këmbën e djathtë, ndërsa Britanny kontrollon të majtën.

“Njerëzit na kanë parë me kuriozitet që nga dita kur kemi lindur, për arsye të dukshme. Por prindërit tanë nuk na lanë ta përdorim këtë si justifikim, ata na edukuan të besojmë se mund të bënim çfarë të donim,”- thanë ato. 

Kur ato lindën, mjekët informuan prindërit se mund të nisnin një operacion për t'i ndarë, por shtuan se kishte pak mundësi që njëra të mbijetonte operacionit, kështu që në fund vendosën kundër. Edhe pse shumë nga këta fëmijë siamezë nuk arrijnë moshën madhore, motrat nga Minesota jo vetëm që hodhën poshtë parashikimet mjekësore, por asnjëherë nuk pushuan së kërkuari për një jetë të më mirë. Ato studiuan dhe sot punojnë si edukatore, madje dhe së fundmi u martuan. Në fakt, Abby u martua me të dashurin e saj, ushtarin veteran, Josh Bowling.

Lajmi për martesën e tyre u publikuar edhe nga "Today", media e cila nxorri edhe pamje nga ceremonia. Një nga problemet më të mëdha praktike me këtë marrëdhënie, përveç faktit që çifti nuk ka pasur kurrë një shans për të shijuar pak kohë intime së bashku, është se teorikisht mund të kenë fëmijë, por do mbetet e paqartë nëse nëna biologjike do të jetë Abby apo Brittany./ZËRI

Poll

MOS HUMB