
TIRANË- Është zbardhur dëshmia e Floresha Rashës, e veja e Lavdërim Muhaxherit, e cila ishte një nga provat kryesore të SPAK kundër 25 të dyshuarve për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Rasha ka rrëfyer se grupi i ISIS përbëhej nga 80 luftëtarë. Sipas saj grupi më pas është ndarë në dy pjesë në grupin e shqiptarëve me kombësi nga Kosova, Maqedonia e Veriu dhe Mali i Zi, ku në krye të tyre ishin Lavdërim Muhaxheri dhe një shtetas me emrin Zejdi nga Maqedonia. Rasha tregon se shqiptarët që dërgoheshin në Irak janë paguar më shumë dhe kishin kushte jetese më të mira.
Deklarata e Floresha Rashës
Jam larguar nga Shqipëria përmes aeroportit nënë Tërezë me datë 5 korrik 2013 për në Stamboll e prej andej në Siri. Kam udhëtuar me dy fëmijët Doja e Amar Rasha si dhe Brunilda Koçollarin dhe 3 fëmijët e saj. Për udhëtimin në Siri i kam dhënë Brunilda Koçollarit shumën prej 600 eurosh për prerjen e biletave të udhëtimit për në Turqi. Gjatë qëndrimit në Rraka, bashkëshorti im Lavdërim Muhaxheri ka patur detyrën e RIValiut. Pjesa e shqiptarëve që kanë frekuentuar zonat e Irakut në zotërim të ISIS kanë pasur pagesa më të lartë dhe kushte jetese më të mira, strukturat ushtarakë ishin të ndërtuara dhe funksionin në bazë të kombësive, ku grupi i luftëtarëve të ISIS përbëhej nga 80 luftëtarë me komandat Lavdërim Muhaxherin dhe zv.komandat Ridqan Aqifi, i cili ishte përgjegjës për luftëtarët e Kosovës dhe Zejdi nga Maqedonia. Ky grup më pas është ndarë në dy pjesë në gripin e shqiptarëve me kombësi nga Kosova, Maqedonia e Veriu dhe Mali i Zi dhe në krye të tyre ishin Lavdërim Muhaxheri dhe një shtetas me emrin Zejdi nga Maqedonia. Në përbërje të grupit tjetër ishin vetëm luftëtarë nga Shqipëria ku komandante ishin shtetas të huaj. Almira Kastratin e kam njohur në vitin 2012 në ambientet e Xhamisë së Re, të cilën ma prezantuan si gruaja e dytë e imamit të Xhamisë, Genci Balla. Atë e thërrisnin me emrin fetar Safije. Më të jam ritakuar në Siri Tarifat. Almira jetonte në shtëpi vetëm ne dy djemtë e saj. Me kërkesë të tij vendosa të shkoj në Siri, me kushtin që nëse shikoja ndonjë gjë që nuk shkonte do të kthehesha menjëherë, për udhëtimin, biletat si dhe çdo gjë tjetër që me nevojitej mi siguroi Bujar Hysa pasi Arturi më tha të lidhesha me të.
Floresha Rasha u riatdhesua së bashku me tre fëmijët e saj, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Lavdërim Muhaxherit, Rasha vendosi të bashkëpunojë me prokurorinë e të tregojë konkretisht se si funksionon organizata terroriste dhe se cili ishte procesi për gratë e luftëtarëve të ISIS.
Për shtatë nga gratë e pandehura, SPAK ka shpallur pretencën dhe pritet vendimi. Ndërsa të gjithë burrat janë në mungesë dhe procesi ndaj tyre pezullohet sipas ligjit për një afat 1-vjeçar.
Shyqyri Kaca – “arrest me burg” në mungesë
Lavdie Kaca – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Saimir Kaca – “arrest me burg” në mungesë
Enes Kaca – “arrest me burg” në mungesë
Ditar Balla – “arrest me burg” në mungesë
Bajram Sulaj – “arrest me burg” në mungesë
Entela Vladi – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Fatbardh Taushani – “arrest me burg” në mungesë
Ali Balliu – “arrest me burg” në mungesë
Ruzhdie Balliu – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Etleva Stafasani – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Arbër Stafasani – arrest me burg në mungesë
Stela Stafasani – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Usejd Stafasani – “arrest me burg” në mungesë
Etion Zani – “arrest me burg” në mungesë
Klotilda Zani – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Nertil Hysenllari – “arrest me burg” në mungesë
Ledio Mehmeti – “arrest me burg” në mungesë
Erion Luto – “arrest me burg” në mungesë
Erdet Korro – “arrest me burg” në mungesë
Almira Kastrati (emri fetar Safije) – “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Floresha Rasha – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Brunilda Kocollari – “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”
Akuzat: “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”; “Pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Për këtë hetim, SPAK ka kërkuar edhe ndihmën e Departamentit Amerikan të drejtësisë për shtetasi shqiptare që kanë udhëtuar në drejtim të vendeve në konflikt Siri-Irak dhe që janë pjesë e organizatës terroriste ISIS./ZËRI