
MALI I ZI- Nga transkriptet e reja të zbuluara pas zbërthimit të aplikacionit të koduar "Sky", të cilat iu dorëzuan hetuesve malazezë nga Agjencia e Zbatimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (Europol) në vitin 2020 përmendet dhe emri i ish-Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç. Në përgjimet e sigurua nga “Vijesti”, Petar Lazoviç flet me të atin dhe i thotë se është në ditëlindjen e nipit të ish-Presidentit.
“Shefi ka një nip”, ka dërguar Lazoviç më 3 tetor 2020 rreth orës 18:00, raporton “Vijesti'. Gjysmë ore pas mesazhit të parë, ish-agjenti i shërbimit sekret Lazoviç i shpjegon Zvicerit se e ka lavdëruar para Gjukanoviçit, por edhe të tjerëve që janë të pranishëm në festë.
"E thashë para të gjithëve”, thotë ai ndër të tjera.
Atmosferën e festës ia përcjell Lazoviç-Zvicerës, duke thënë se Milo “po argëtohet” dhe “po pi”.
"Shefi tani po flet me Z për ty, dhe Z i thotë se je me Tiago (me shumë mundësi Dushko Shariç) dhe mendon se je një burrë i vërtetë”.
Ndërkohë ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç ka reaguar këtë të enjte pas vendimit të Qeverisë për shtyrjen e dytë të regjistrimit të popullsisë. Abazoviç tha se askush që ndjek situatën në Mal të Zi nuk mund të habitej nga lajmi, sepse ishte një premtim i dhënë për sponsorët që miratuan krijimin e një mazhorance të re.
“Dihej se asgjë nuk mund të ndryshonte brenda një muaji, përveç krijimit të një imazhi të rremë mediatik për gjoja marrëveshjen me opozitën, që duhej të shërbente për disiplinimin e FD. Ia doli, sepse DF (nderi për individët) si çdo parti e shumicës së re më shumë kujdeset për pushtetin sesa për disa parime politike”, tha Abazoviç.
Më tej, Abazoviç ka “shënjestruar” Kryeministrin Miloko Spajiç, që sipas tij është një Kryeministër “kukull” që drejtohet nga “grupi SKY”. (Referuar përgjimeve të zbuluara nga EUROPOL ku përmendet dhe ish-Presidenti Milo Gjukanoviç)
"Ai vërtetoi vetëm atë që unë paralajmërova më herët. Se nuk e menaxhon sistemin, por se është një objekt politik i instaluar në krye të Qeverisë së 44-të. Kjo nuk është për t'u habitur nëse dihet se xhaxhai i tij i ka udhëhequr negociatat për qeverinë dhe se edhe babai i tij politik ka qenë objekt i së përgjimeve “SKY”. Kishte një dyshim në mesin e sponsorëve nëse ai mund të çonte në fund gjithçka me këtë taktikë. Sido që të jetë, nuk ka asnjë arsye për panik tani. Mali i Zi duhej të përballej me këtë. Sa më shpejt të ndodhë demaskimi total, aq më shpejt vendi do të ecë përpara. Tashmë qytetarët shohin kush është kush, kush lufton për parime, kush për kolltuqe, kush hesht dhe kush mbron interesat kombëtare. Gjithashtu, është e qartë se kush thotë të vërtetën e kush gënjen, si dhe kush di të marrë vendime dhe kush mbytet çdo ditë në pavendosmërinë e tij”, tha ai./ZËRI
Mllagj Lazoviç shpesh e ka përmendur Millo Gjukanoviçin me Zvicerën dhe anëtarët e “klanit të Kavaçit”, po ashtu edhe policin e arratisur Ljubo Miloviç. Mesazhet që Lazoviçi ka shkëmbyer me të përmendin marrëdhëniet në Partinë Demokratike të Socialistëve, por edhe mënyrën se si Gjukanoviç e ka “kuptuar” se kush është Veselin Veljoviç dhe është distancuar nga ai dhe Dushko Markoviç para kongresit./ZËRI