Bota

Skandali në Serbi! Deputeti kapet me video duke pirë kokainë: Do e paguaj me rrogë

Mediat serbe kanë nxjerrë pamjet që janë filmuar nga një person i tretë, mashkull.

k.m.
Skandali në Serbi! Deputeti kapet me video duke pirë kokainë: Do
Gjorgje Miketiç

BEOGRAD- Skandal në Serbi! Deputeti Gjorgje Miketiç, anëtar i listës së Dragan Dhilës “Serbia kundër dhunës” është filmuar duke pirë kokainë dhe duke kryer marrëdhënie seksuale. Mediat serbe kanë nxjerrë pamjet që janë filmuar nga një person i tretë, mashkull.

Skandali në Serbi! Deputeti kapet me video duke pirë kokainë: Do
Gjorgje Miketiç

"Duke gjykuar nga video, përmbajtjen eksplicite të së cilës nuk do ta publikojmë, edhe Miketiqi edhe gruaja në video janë në dijeni se janë duke u incizuar,"-shkruajnë mediat serbe. 

Ndërsa shtojnë se edhe pse nuk dihet se ku është bërë incizimi, kanë dyshime se ka lidhje me një festë "swingerësh", duke qenë se në incizim dëgjohen psherëtima të tjera, të cilat duket se vijnë nga dhomat ngjitur. E po ashtu, në të njëjtën video, duket edhe një pjatë me viza të bardhë mbi të.

Skandali në Serbi! Deputeti kapet me video duke pirë kokainë: Do
Gjorgje Miketiç

Madje në video, deputeti thotë: Të gjitha këto do i paguaj me rrogën e deputetit! 

Pikërisht kjo fjali ka ndezur një valë kritikash kundër tij, pasi kanë nisur aludimet se Miketiç e blen kokainën me paratë që i japin taksapaguesit serbë. Sipas mediave serve, edhe vetë aktorët e videos eksplicite kanë konfirmuar se rroga parlamentare e Miketiçit shpenzohet për kokainë. Por ky i fundit deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB