
IRAN- Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim e Iranit ka postuar një seri fotosh që, sipas saj, tregojnë selinë e agjencisë së inteligjencës Mossad të Izraelit të përfshirë nga flakët.
Tasnim, duke cituar Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane, thotë se Mossadi u godit nga raketat iraniane.
"Luftëtarët e Forcës Hapësinore të IRGC-së, në një operacion të orientuar drejt ndikimit, pavarësisht pranisë së sistemeve mbrojtëse shumë të përparuara, goditën qendrën e inteligjencës ushtarake", shkruan agjencia në Telegram.
Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin e dyshuar ndaj Mossadit, dhe kufizimet qeveritare nënkuptojnë se disa vende të synuara nuk mund të raportohen nga mediat që operojnë në Izrael.