SHBA-Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se nuk do të jetë në gjendje të ekzekutojë një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata më e lartë e krimeve të luftës në botë për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, por i kërkoi qeverisë federale ta bëjë. Mamdani e përshkroi kryeministrin izraelit si një “kriminel lufte” dhe tha se ai nuk është i mirëpritur në New York City.
View this post on Instagram
"Është e qartë se ne nuk kemi autoritetin e pavarur ligjor për të zbatuar këtë urdhër arresti. Megjithatë, qeveria federale e ka, dhe unë u bëj thirrje atyre të bashkohen me GJPN-në dhe ta ekzekutojnë këtë urdhër arresti,"-u shpreh ai në një video të publikuar në platformën 'X'.
Më herët gjatë një interviste për gazetën The New York Times, Mamdani deklaroi se ai dhe departamenti ligjor i qytetit po diskutonin arrestimin e Netanyahut nëse ai vjen në New York City për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Mamdani tha se administrata e tij ka shqyrtuar të gjitha rrugët e disponueshme dhe ka përcaktuar se qyteti nuk mund ta ekzekutojë urdhrin e arrestit.
Nga ana tjetër Presidenti Donald Trump i tha kryeministrit izraelit Netanyahut se ai “nuk do të arrestohet, në asnjë mënyrë apo formë, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Gjykata më e lartë në botë për krime lufte lëshoi urdhër-arrest për Netanyahun dhe të tjerë në vitin 2024, duke e akuzuar për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën në Gaza.