
PALESTINË- Edhe pse lufta në kufurin e Izraelit dhe Palestinës vazhdojnë, presidenti i SHBA, Joe Biden është i bindur se një armëpushim mund të arrihet. Nuk kanë kaluar askoma 48 orë që nga sulmi fatal në Bejrut dhe IDF ka publikuar emrat dhe fotot e komandantëve të Hezbollahut që humbën jetën.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite e konsideron goditjen kundër Hezbollahut si vendimtare, duke theksuar se grupi që ishte mbledhur në Bejrut po organizonte një sulm të ri të ngjashëm me atë të 7 tetorit, në kufirin verior të Izraelit. Sipas mediave vendase në mënyrë të veçantë përmendet emri i Abu Hassan Samirit, ai ishte një nga nismëtarët kryesorë të operacionit të planifikuar nga Hezbollahu, për pushtimin e Izraelit verior.
Komandantët e vrarë në sulmin ajror në Bejrut:
-Samer Abdul-Halim Halaëi, komandant i rajonit bregdetar
-Abbas Sami Maslamani, komandant qarku Qanas
-Abdullah Abbas Hajazi, komandant i rrethit të Ridge Ramim
-Muhammed Ahmad Reda, komandant i qarkut Al-Khiam
-Hassan Hussain Madi, komandant i rrethit të malit Dov
-Hassan Yusef Abd Alsatar, i cili ishte në krye të operacioneve të Forcave Radëan. Ai drejtoi dhe promovoi të gjitha operacionet raketore të forcës.
-Hussein Ahmad Dahraj, shefi i shtabit të Forcës Radëan, gjithashtu u vra në sulm. Ai merrej me transportin e armëve dhe forcimin e organizatës.

Bisedimet për armëpushim kanë vazhduar që nga prishja e marrëveshjes së fundit për armëpushim që zgjati një javë në fund të vitit të kaluar. Hamasi ka këmbëngulur se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk përfshin tërheqjen e plotë të forcave izraelite, ndërsa Izraeli ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë një armëpushim deri sa të ulet kapaciteti ushtarak i Hamasit. Që nga 7 tetori i vitit të kaluar janë vrarë mbi 40 mijë palestinezë dhe 1200 izraelitë në luftën Izrael-Hamas./ZËRI