Bota

Sulmi në ambulanca/ Gueterres: I tmerruar! Izraeli: Fshiheshin militantët e Hamas

Izraeli ka bombarduar kolonën e ambulancave në spitalin Al Shifa. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres deklaroi se ishte i tmerruar nga pamjet e sulmit.

D.XH
Sulmi në ambulanca/ Gueterres: I tmerruar! Izraeli: Fshiheshin
Gaza

GAZA- Një sulm i përgjakshëm me së paku 13 të vdekur ka ndodhur në Gaza, pasi u qëllua me bomba mbi ambulancat në spitalin Al Shifa.

Në lidhje me këtë sulm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres deklaroi se është i tmerruar.

“Jam i tmerruar nga sulmet izraelite mbi ambulancat në Gaza. Pamjet e trupave të shpërndara në rrugë ishin shqetësuese. Konflikti duhet të marrë fund”, tha Gueterres.

Ndërsa, Izraeli dhe SHBA pretendojnë se në këto ambulanca fshihen militantët e Hamasit.

“Hamasi u përpoq të kontrabandonte luftëtarët e tij nga Gaza nëpërmjet Rafah me ambulanca, duke ngadalësuar përpjekjet për evakuimin e të huajve", shkruajnë mediat izraelite pranë qeverisë së Netanyahut.

Së fundmi, Izraeli sulmoi një autokolonë ambulancash, duke vrarë së paku 13 persona.

Hamasi sulmoi qytetet izraelite duke vrarë 1400 njerëz, ndërsa Izraeli ka ndërmarrë një operacion në Gaza. Në enklavë janë vrarë më tepër se 9000 persona./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB