Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Mediat e huaja: Autori është ukrainas! Fico mbetet rëndë

Mediat e huaja raportojnë se atentatori, 71-vjeçari Juraj Tsintula, është ukrainas. Por këto deklarime nuk janë të konfirmuara.

E.K
Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Mediat e huaja: Autori është
Momenti i mbërritjes në spital

SLLOVAKI- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të enjte në lidhje me atentatin e një dite më parë ndaj kryeministrit sllovak Rober Fico. Mediat e huaja raportojnë se atentatori, 71-vjeçari Juraj Tsintula, është ukrainas. Por këto deklarime nuk janë të konfirmuara, pasi dyshohet se bëhen me qëllim, për të larguar vëmendjen dhe për të nxitur urrejtje, duke qenë se Fico, ishte një mik i Presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë këtë të enjte, Rober Fico i është nënshtruar një tjetër operacioni dhe ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Fico mori të paktën tre plumba, në krah, bark dhe këmbë. Autori kreu pesë qitje. Ai u arrestua menjëherë dhe vijon marrja e tij në pyetje./ZËRI

Poll

MOS HUMB