Bota

SULMI NË SHBA/ 4 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur nga të shtënat në Alabama

Oficeri i policisë, Truman Fitzgerald, tha se hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse sulmi u krye nga persona që kaluan me makinë.

M.M
SULMI NË SHBA/ 4 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë
Foto nga vendngjarja

SHBA- Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive që ndodhën në Birmingham, Alabama. Ngjarja ndodhi në zonën Five Points South, e njohur për jetën e saj të natës, kur disa persona qëlluan mbi një grup njerëzish. Sipas mediave amerikane, Policia gjeti tre viktima në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në spital nga plagët e marra.

"Shumë të shtëna u drejtuan mbi një grup njerëzish në orët e vona të së shtunës, në zonën Five Points Jugore të qytetit," tha oficeri i policisë së Birminghamit.

Oficeri i policisë, Truman Fitzgerald, tha se hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse sulmi u krye nga persona që kaluan me makinë. Deri tani, nuk ka asnjë të arrestuar.  Policia ka konfirmuar se katër nga të plagosurit janë në rrezik për jetën.

Fitzgerald u tha gazetarëve: Kemi dhjetëra të plagosur me armë zjarri nga kjo zonë. Më është thënë se të paktën katër prej tyre janë në rrezik për jetën

Fitzgerald në një konferencë shtypi, disa orë pas incidentit e quajti zonën si një nga "qarqet argëtuese më të njohura" të qytetit. Fitzgerald shtoi se oficerët mbërritën në vendngjarje pak minuta pas ndodhi ngjarja./ ZËRI

Poll

MOS HUMB