
GREQI- Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Evia, konkretisht në tregun e Aliverit.
Një makinë e drejtuar nga një i moshuar për arsye të panjohura ka përplasur tregun publik, si pasojë ka tërhequr zvarrë qytetarët dhe ka plagosur një fëmijë tre vjeçar i cili është dërguar në qendrën shëndetësore të Aliverit.
Të tronditur qytetarët që ndodheshin në tregun publik shprehen për evima.gr: “Kemi parë një makinë me shpejtësi të çmendur që ka hyrë në tregun publik, nuk kemi parë një gjë të tillë më parë, jemi të shokuar, pamë makinën të hidhte tezga në ajër”.
Bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili për një arsye të panjohur ka shkelur gazin dhe ka tërhequr zvarrë qytetarët që bënin pazaret.

Përveç fëmijës tre vjeçar, janë lënduar edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndodhen në qendrën shëndetësore të Aliverit./Zëri.ai