Bota

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul tha se deri në 127 m shi ra në disa zona gjatë natës, ndërsa pritet të bjerë më shumë shi në vazhdim.

E.K
New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Pamje nga New York

SHBA- Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.

Guvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul tha se deri në 127 m shi ra në disa zona gjatë natës, ndërsa pritet të bjerë më shumë shi në vazhdim.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën. Unë po e shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e New Yorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha ajo në X.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit “kjo është koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme.

 

Poll

MOS HUMB